Aliu tregon cila parti nuk do t’i jap votat për rrëzimin e Qeverisë ‘Haradinaj’

0
76

Aliu thotë se PSD në fund nuk do t’i jap votat për rrëzimin e Qeverisë.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu, ka thënë se e mira e takimit të Isa Mustafës me Shpend Ahmetin është se do ta demaskojë edhe një herë, sipas tij, dyfytyrësinë e atyre që janë larguar nga kjo lëvizje.
“Këta, përmes takimit me Isa Mustafën i bëjnë presion Kadri Veselit që të kalojë ligjin për financimin e partive, që mundëson shndërrimin e parlamentit në Pazar”.

“E pastaj, kur t’ua japë Kadri Veseli mbështetjen, këta do i thonë Isa Mustafës se nuk i japin dot votat për mocion, sepse po i jep Lista Serbe”, ka thënë Aliu përmes Facebook.

Sipas tij kjo është “strategji tanimë e lexueshme e njëjtë si kjo e spektakleve të qeverisë që synon të mbulojë skandalet e hajnive”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here