Masat ajrore ciklonike!

0
409

Për një kohë të gjatë rajoni ynë ka qenë është dhe ende do të mbetet nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme ciklonike të cilat po kushtëzojnë mot jo stabil apo të paqëndrueshëm. Po flasim në nivel rajoni sepse i tërë rajoni dhe një pjesë e mirë e Evropës është nën ndikimin e masave ajrore ciklonike. Vende-vende ka pasur edhe rrebeshe dhe reshje të dendura shiu siç është rasti në Slloveni, Kroaci, Bosnjë, Serbi, Mal të Zi dhe Shqipëri.

Reshje shumë më të pakta se në këto shtete ka pasur dhe ka në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut. Ironia është në faktin se edhe pse nuk ka reshje prapëseprapë nuk kemi mot stabil dhe të qëndrueshëm.

Për tu stabilizuar moti kemi nevojë për një masë ajrore gjigande anticiklonike si dhe masa të nxehta ajrore nga Afrika Veriore, por kjo nuk ka të ngjarë të ndodhë në një të ardhme të afërme tek ne.

Sidoqoftë ne do të jemi duke e përcjellur situatën sinoptike dhe do tju njoftojmë rregulisht për zhvillimet dhe parashikimet më të fundit./Meteoballkan

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here