Një person vr,et shtatë anëtarë të familjes së gruas së tij

0
3324

Një person ka vr,arë shtatë anëtarë të familjes së gruas së tij.

Agjencia shtetërore e lajmeve, IRNA tha se sulmuesi kishte qëlluar me Kalla,shnikov pesë burra dhe dy gra dhe më pas ka qëlluar edhe veten.

Ndërkaq, agjencia Mehr raporton se katër persona të tjerë po ashtu janë plagosur.

Sulmuesi raportohet se i ka mbijetuar plagëve dhe po trajtohet në spital.

Rastet e dhunës me armë zjarri janë të rralla në Iran, pasi qytetarët mund të posedojnë vetëm licencë për pushkë gjuetie.

Në muajin janar të vitit 2017, një sulmues kishte vr,arë pesë persona në qytetin Arak.

Një muaj më vonë, një burrë kishte vr,arë dhjetë familjarë të tij në një zonë rurale në jug të vendit. /Rel

Rasti ka ndodhur në qytetin Dezful, në jugperëndim të Iranit, raportojnë mediat lokale.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here