Pas shkarkimit, Mourinho merr edhe një goditje tjetër

0
55

Jose Mournho ditë më parë mori goditjen më të madhe në karrierën e tij, pasi u shkarkua nga pozita e trajnerit të Manchester United.

Mirëpo, Mourinho pasditen e së shtunës e kaloi duke parë një ndeshje të ligës elitare portugez, Liga NOS, mes Vitoria Setubal dhe Santa Clara, përcjell gazetametro.net.

Pesë ditë pas shkarkimit, portugezi përjetoi edhe një zhgënjim tjetër, pasi shikoi ekipin e tij të zemrës, Vitoria Setubal, duke pësuar humbje 2 me 0, pikërisht në shtëpinë e vet.

Mourinho fundjavën e parë si i ‘papunë’ e kaloi duke shikuar këtë përballje, nën shoqërimin e të birit dhe njërit prej këshilltarëve të tij,

Ndërsa në anën tjetër, Manchester United e fitoi me rezultat 5 me 1 ndeshjen kundër Cardiff City, e para nën menagjimin e trajnerit të ri Ole Gunnar Solskajaer./gazetametro.net

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here