Presidenti Thaçi zbulon cfarë ndodhi në takimin me liderët dhe Ambasadorin Kosnett

0
56

Presidenti i vendit Hashim Thaçi, ka treguar se takimi i liderëve kosovarë sot me Ambasadorin Philip Kosnett, ka pasur si fokus procesin e zhvillimit të dialogut me Serbinë, transmeton Gazeta Metro.

I vetmi që ka folur pas takimeve të sotshme mes liderëve të vendit pas ultimatumit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) është presidenti Thaçi, duke treguar se përpos dialogut me Serbinë temë kryesore e takimit ishte partneriteti i përjetshëm me SHBA-të.

Thaçi ka kërkuar që në ditët në vijim të merren vendime të përgjegjshme nga ana e Qeverisë së Kosovës në përputhje të plotë me interesat shtetërore, sipas tij Kosova nuk ka kohë për të humbur, transmeton Gazeta Metro.

Postimi i plotë i Thaçit:

”Sot, në prezencë të ambasadorit amerikan në Kosovë, Philip S. Kosnett, kam zhvilluar takime të përbashkëta me liderët institucionalë, me kryeparlamentarin Kadri Veseli, kryeministrin Ramush Haradinaj dhe zëvendëskryeministrat Fatmir Limaj e Behgjet Pacolli. Në këto takime kemi biseduar për çështje të rëndësishme shtetërore, për ruajtjen e partneritetit të përjetshëm me SHBA-në dhe për procesin e dialogut Kosovë-Serbi. Interesi shtetëror duhet të bëjë bashkë gjithë spektrin politik, për të marrë vendime të rëndësishme për perspektivën e qytetarëve dhe për të ardhmen tonë euroatlantike, në përputhje me interesat e SHBA-së dhe partnerëve strategjikë të Kosovës. Prandaj, në ditët në vijim, pres vendimmarrje të përgjegjshme në përputhje të plotë me interesat shtetërore. Nuk kemi kohë për të humbur, ka shkruar Thaçi në Facebook./gazetametro

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here