Solskjaer: Kjo ishte gjëja më e lehtë për t’u bërë

0
55

Manchester United ka fituar 5-1 ndaj Cardiff në ndeshjen e parë pas shkarkimit të Jose Mourinho-s.

Trajneri i përkohshëm Ole Gunnar Solskjaer ka debutuar me një fitore bindëse dhe është shumë i lumtur me mentalitetin që kanë treguar lojtarët e tij në fushë.

“Nuk mund të them se çfarë më pëlqeu më shumë pasi kishte shumë gjëra. Por mentaliteti dhe dëshira e djemve që zbritën në fushë duke punuar për njëri-tjetrin. I kam shijuar ditët e fundit në dhomën e zhveshjes. Ata janë të gjithë shokë, diçka e rrallë në këtë nivel.

“U ndjeva shumë i mirëpritur. Tani duhet të mundohem të udhëheq lojtarët dhe të nxjerr më të mirën prej tyre.

“Ka qenë një javë e vështirë për mua dhe lojtarët. Por ata janë përgjigjur në mënyrë fantastike në fushë.”

Kjo ishte ndeshja e parë që Man United ka vrapuar më shumë se kundërshtari.

“Kjo është gjëja më e lehtë për t’u bërë. Ajo është falas, është çështje mentaliteti dhe djemtë kanë bërë më mirë.

“Nëse i nisim të gjitha ndeshjet kështu, me mentalitet sulmues, atëherë do të shkojmë larg. Mendoj se mbrojtja na dha fitoren, sidomos mbrojtësit e krahut që kanë shtyrë gjatë gjithë kohës përpara.

“Do ta marrim sezonin hap pas hapi. Jemi shumë larg ekipit në vend të katër, pra kemi akoma shumë punë për të bërë.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here