U privua nga jeta, këto janë zhvillimet e fundit mbi ngjarjen e Abid Jasharit

0
212

Ditë më parë Prishtina u godit nga një ngjarje e rëndë.

Inspektorati i Policisë së Kosovës ka reaguar në lidhje me raportimet se disa zyrtarë policor janë suspenduar për rastin e vr,asjes në Prishtinë të Abid Jasharit.

Përmes një përgjigje për lajmi.net, IPK ka bërë të ditur se ka pranuar një raport nga Policia e Kosovës lidhur me ecurinë e këtij rasti.

“Inspektorati Policor i Kosovës ka pranuar nga Policia e Kosovës një raport lidhur me ecurinë e këtij rasti. I njëjti është përcjellë në Departamentin për Menaxhimin e Ankesave dhe pastaj edhe në Departamentin e Hetimeve”, thuhet në përgjigjen e IPK-së.

IPK ka bërë të ditur po ashtu se deri më tani nuk është rekomanduar suspendimi i ndonjë zyrtari policor.

“Lidhur me këtë rast Inspektorati Policor i Kosovës është duke zhvilluar një hetim preliminar dhe deri tani (për këtë fazë të hetimit) IPK nuk ka bërë rekomandim për suspendimin e ndonjë zyrtari policorë lidhur me këtë rast”, thuhet tutje në përgjigje.

“Varësisht nga të gjeturat që do të dalin nga ky proces, Inspektorati Policor i Kosovës do të veproj në kuadër të autorizimeve ligjore për të vlerësuar veprimin apo mosveprimin e zyrtarëve policorë në këtë rast në konsultim me prokurorinë kompetente”, përfundon IPK.

Abid Jashari u vr,a më 27 shkurt në Prishtinë.

Vr,asja e tij erdhi pas konfliktit që viktima kishte me familjarët e gruas së tij.

Në lidhje me rastin kishte folur edhe gruaja e personit të vr,arë, Selvije Shkodra Jashari.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here