Vazhdon mot i ndryshueshëm!

0
265

Edhe pse sot kemi shumë më shumë rreze diellore ashtu siç kemi paraljmëruar prapëseprapë në disa rajone ka pasur riga apo rrebeshe të izoluara shiu posaqërisht herët paradite. Erërat po vazhdojnë të fryjnë me fuqi mesatare deri edhe të fuqishme nga jugperëndimi. Pasiqë kemi shkëlqim diellor kemi ngritje të lehta të temperaturave dhe në vazhdim të ditës nuk pritet ndonjë ndryshim i kushteve sinoptike. Në mbrëmje vonë erërat pritet të dobësohen gradualisht.

Edhe nesër do të vazhdojë mot i ngjashëm ku paradite do të jet kryesisht me diell. Do të ketë përsëri ngritje të lehta të temperaturave por kushtet atmosferike nuk do të jenë tërësisht stabile apo të qëndrueshme. Pasdite vonë në disa rajone në Kosovë pritet të ketë zhvillim vranësirash dhe rrebeshe të izoluara shiu me vetëtima dhe bubullimë, posaqërisht në veriperëndim, veri dhe verilindje të vendit. Nuk përjashtohen tërësisht as rajonet tjera.

Rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë nesër pasdite mund të ketë edhe në pjesët veriperëndimore, veriore dhe verilindore të Shqipërisë, kurse në Maqedoninë e veriut do të mbetet kryesisht thatë. Rrebeshe shiu nesër priten edhe në Mal të Zi.

Pasnesër rrebeshet e shiut, lokalisht edhe me vetëtima dhe bubullimë do të jenë më të fuqishme dhe më përfshirëse në tërë rajonin tonë./Meteoballkan

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here